Data 11 prill 1954, dita më e mërzitshme në histori

Renditja e përdoruesit: / 1
DobëtMirë 
AddThis Social Bookmark Button

  

Nëse keni lindur të dielën, më 11 prill 1954, ka një arsye interesante për të veçuar nga të tjerët:

dita e parë e jetës suaj është më e mërzitshmja e të gjitha ditëve në Tokë, që nga viti 1900, sipas llogaritjeve të një shkencëtari britanik, i cili, sipas dëshmive të tij, ka zbuluar se në atë ditë kanë ndodhur më pak ngjarje të rëndësishme se të tjerat, në historinë më të fundit.

Programuesi i kompjuterëve William Tunstall-Pedoe, i universitetit Cambridge, ka përdorur një program të veçantë të quajtur “Njohuri e vërtetë” (True Knowledge), i cili përdor algoritme të ndërlikuara matematikore, për të vlerësuar rreth 300 milion fakte dhe lajme për njerëzit, vende, kompani, etj, të cilat dikur ishin lajmet kryesore ose të dyta.

Kështu pra, sipas britanikes “Telegraph”, programi i Pedoe arriti në përfundimin se dita më e mërzitshme dhe pa ngjarje të paharrueshme, është 11 prilli 1954, kur në mbarë botën kanë ndodhur vetëm tri ngjarje të rëndësishme: zgjedhjet e përgjithshme në Belgjikë (një vend me sa duket “mërzitshëm”), lindi një shkencëtar turk, sot Profesor Abdullah Atalar, në Universitetin Bilkent (studiues në fushën e mikroskopëve atomikë) dhe vdiq një futbollist.

Programi “Njohuri e vërtetë” nuk u krijua posaçërisht për të gjetur ditën më të mërzitshme në histori, por në përgjithësi, është një “mjet” për kërkime më “inteligjente” në internet.



AlbaDonna


Copyright © 2014 Albania Press. Të gjitha të drejtat të rezervuara.