Legjenda e 'Plakave të Marsit'

AddThis Social Bookmark Button


Dikur paska qenë një grua plakë, e cila thuhet se ka dalë me gjithë familjen e vet,e bagëtinë tre ditë para ditës së pranverës në stanet e bjeshkëve .Por koha e pranverës së hershme e tradhtoi Plakën. Tre ditë më pas moti u prish shumë shpejt .Thuhet se ato ditë paska fryrë erë e madhe me shi e borë për tre ditë e tre netë rresht, më pas moti është qetësuar.Por Plaka, familja dhe bagëtia e saj ishin ngrirë nga të ftohtit dhe ishin shndërruar në gur.

Madje gojdhëna thotë se në atë vend sot gjendet një gur në formën e një plake ku edhe sot kësaj dite aty buron ujë, që besohet se janë lotët e Plakës.Me këtë tregim lindi legjenda e të ashtuquajturave ‘plaka të marsit’ , e cila sot përdoret si një metafor në pragun që ndan stinën e dimrit me atë të pranverës, përkatësisht mes 14 marsit dhe 14 prillit , kohë pas të cilës besohet se ka ardhur pranvera e vërtetë, sepse 14 prilli sipas legjendës shënon 1 marsin , pra ardhjen e stinës së ngrohtë e të luleve.Gojëdhëna e hershme rrjedh nga zonat e veriut të Shqipërisë, dhe thuhet se në muajin mars plakat , pra nënat dhe gratë e moshuara duhet t’i marrim me të mira, t’u përmbushim dëshirat e kërkesat, t’u gatuajmë çdo ditë embëlsira, përndryshe hidhërimi i tyre prish motin, me furtunë ,shi e borë.

Copyright © 2014 Albania Press. Të gjitha të drejtat të rezervuara.